19 Gusht, 2021

Dua Lipa nuk i lë vend imagjinatës, publikon foto me bikini shumë të vogla që mezi i mbulojnë pjesët intime (Foto)


Dua Lipa tregoi pothuajse çdo pjesë të trupit të saj të tonifikuar me bikinit që kishte zgjedhur të vishte në fotot e fundit që publikoi në rrjete sociale.

dua lipa (3)

Këngëtarja me origjinë shqiptare pozoi pranë pishinës e veshur me bikini të vogla nga GCDS, të thurura me grep, me dizajn gjetheje marijuane dhe luledeleje. Ndërsa pjesa e poshtme me dizajn ylberi përpara dhe me një zemër të kuqe në pjesën e pasme, shkruan “Daily Mail”.

dua lipa (6)

Bikinit ishin shumë të vogla dhe i mbulonin shumë pak pjesët intime të këngëtares 25-vjeçare.

Lipa i stiloi bikinit e saj të verdha me një palë syze dielli në ngjyrë rozë të së njëjtës markë, së bashku me një numër të madh unazash po aq të guximshme dhe bizhuteri shumëngjyrëshe me rruaza.

dua lipa (5)

Para pak kohësh, Lipa qëndroi në Shqipëri së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe me familjen. Ata i kaluan pushimet në bregdetin e jugut dhe fotot e artistes në vendin e saj të origjinës nuk munguan në rrjete sociale.

Për më tepër, ajo publikoi edhe video në të cilën shihej duke kënduar e kërcyer nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, me një gotë raki mbi kokë.

dua lipa (4) dua lipa (7) rita ora dua lipa (2) dua lipa (2) dua lipa (5) dua lipa (12) dua lipa (13) dua lipa (9) dua lipa (8) dua lipa (10) dua lipa (12) dua lipa (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al