18 Gusht, 2022

Dokumentari i ri zbulon letrën tronditëse/ Si Princeshë Diana parashikoi aksidentin që i mori jetën dy vite para se të ndodhte


Dokumentari i ri për vdekjen e Princesësh Diana, “Diana Investigations: The Death in Paris”, ka zbuluar detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën asaj në vitin 1997.

Në dokumentar thuhet se Princesha Diana i tha avokatit të saj, Victor Mischon, në vitin 1995 se ‘ata’ do të përpiqen për ta “hequr qafe” vitin e ardhshëm, duke përmendur një aksident me makinë si një nga opsionet e mundshme.

Ndërsa Princeshë Diana pretendonte se ishin “burime të besueshme” që ia dhanë asaj këtë informacion, ajo ishte e paqartë në lidhje me identitetin e vërtetë të ‘atyre’. Kështu thuhet në një letër të shkruar nga avokati i saj Mischon.

E quajtur “Nota Mischon”, letra dha një pasqyrë të frikshme se çfarë mund të kishte çuar në atë natë fatale të 31 gushtit të vitit 1997, kur shoferi i Dianës, Henri Paul u përplas brenda tunelit Pont de l’Alma të Parisit, duke vrarë Princeshën.

Me shpejtësi 104 kilometër/orë, Paul u përpoq të shpëtonte nga paparacët që i ndiqnin me motoçikleta, por në vend të kësaj dërgoi Mercedesin ku ndodhej Princeshë Diana dhe Dodi Al-Fayed drejt një shtylle.

|LEXO EDHE: Nga frika se do ta vrisnin te aksidenti tragjik që i mori jetën, ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

Pas përplasjes, avokati Mischon ia dha letrën Paul Condon, komisionerit të Policisë Metropolitane në atë kohë, por hetimi zyrtar për vdekjen e Princeshës filloi më 6 janar 2004.

Komisioneri i atëhershëm i Policisë Metropolitane John Stevens nisi hetimin për “Operacionin Paget”, duke zbuluar shënimin befasues nga një kasafortë e mbajtur nga kolegu i tij Condon.

Stevens intervistoi avokatin Mischon përpara se të ndërronte jetë në 2005, duke konfirmuar se ai “nuk kishte shumë besim” ndaj shqetësimeve të princeshës. Në fakt, ai mendonte se “ajo ishte paranojake”.

Kur u publikuan 832 faqet e Operacionit Paget, avokati Michael Mansfield, i cili përfaqësonte babain e Al-Fayed, e cilësoi letrën si “gjëja më e rëndësishme në lidhje me atë raport”. Ai tha se ajo ishte “drita që shkëlqen në errësirë”, sipas hetuesve të dokumentacionit.

Në vitin 2003, një tjetër letër misterioze, që supozohet se ishte e shkruar nga Princesha Diana dhe e botuar më vonë nga shërbëtori i saj Paul Burrell, gjithashtu tregonte shqetësimet e saj. E shkruar në vitin 1996, në fund të divorcit të saj nga Princi Charles, autorja e quajti jetën e saj “të rrezikshme”.

“Burri im po planifikon një “aksident” në makinën time, dështim të frenave dhe lëndim të rëndë në kokë, në mënyrë që t’i hap rrugën që ai të martohet me Tiggy-n”, thuhet se shkroi ajo për asistenten personale të Charles – një thashethem që rezultoi se ishte i sajuar.

Gazetari i BBC-së, Martin Bashir, me sa duket i kishte ushqyer gënjeshtra princeshës me dokumente të falsifikuara, të cilat ai i përdori edhe për të marrë një intervistë ekskluzive nga ajo.

|LEXO EDHE:  “Vdiq pa ditur të vërtetën”/ Simone Simmons zbulon se Princeshë Diana shpërtheu në lot kur u publikua skandali i lidhjes së Princit Charles me dadon e fëmijëve nga BBC

Pavarësisht përpjekjeve të Stevens në hetimin e vdekjes së saj, ai deklaroi “me 100 për qind siguri” se askush nuk kishte një plan për të vrarë princeshën, duke e cilësuar zyrtarisht përplasjen si një aksident të tmerrshëm.

Dokumentarët me katër pjesë të Discovery+ nisën transmetimin më 18 gusht, vetëm disa javë para 25 vjetorit të vdekjes së princeshës.

Gushti është i mbushur me pamje të Princeshës Diana, pasi HBO Max publikoi “The Princess”, një dokumentar për jetën e saj të hershme, në fillim të këtij muaji.

|LEXO EDHE: William beson se princeshë Diana është manipuluar për të dhënë intervistën që shkaktoi një zhurmë të madhe në media në vitin 1995

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al