1 Maj, 2020

“Do thith ajër COVID-19”- Madonna nuk i frikësohet koronavirusit, ja pse këngëtarja mori këtë vendim


Madonna nuk i frikësohet COVID-19 pasi ka krijuar antitupa ndaj koronavirusit. Këngëtarja rezultoi pozitive me antitrupa ndaj COVID pas një testi të bërë.

madona

“Bëra një test dhe zbulova që kam antitrupa,”- tha 61 vjeçarja në një postim në Instagram.

Madonna u shpreh se tani nuk do të qëndrojë më e izoluar por do dalë jashtë dhe do thithë ajrin e COVID

Ndërsa më pas shtoi: “Kështu që do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do nxjerr kokën jashtë xhamit dhe do marr frymë në ajrin e COVID-19. Shpresoj qe dielli të shkëlqejë.”

Gjithsesi është e paqartë nëse antitrupat i bëjën njerëzit imun ndaj virusit apo parandalon që të infektohen sërish.

Këngëtarja e mbylli Ditarin e saj të karantinës duke i kërkuar njerëzve të qëndrojnë të sigurtë.

Si shumë artistë në industrinë e argëtimit, Madonna anuloi pjesën tjetër të turneut të saj, “Madame X”, për shkak të koronavirusit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al