22 Korrik, 2019

“Do të doja të isha shishja”, Boateng poston Melisa Satën dhe hedh “kunjën”


Kevin Princ Boateng dhe Melisa Sata, pas krizës që kishin në martesën e tyre, tashmë janë ribashkuar dhe nuk ngurojnë ta tregojnë këtë gjë publikisht.

Pas disa fotove të postuara në “Instagram” nga Melisa Sata, tashmë është Boateng, i cili me një stori ka bërë humor dhe ka treguar dashurinë për partneren e tij.

“Do të doja të isha shishja”, shkruan Boateng në një stori, ku ka postuar foton e Melisa Satës, e cila ka në pantallona një shishe ujë.

Ish-lojtari i Milanit dhe Barcelonës, ka bërë tag partneren dhe e ka shoqëruar me një zemër, çka tregon se çifti është rikthyer të jetë i lumtur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al