12 Korrik, 2022

“Do të degjeneroj publikisht disa psikopatë”- Roza Lati shpërthen në rrjetet sociale: Ç’do thonë kur t’i ngrej zgupthi me…


Të jesh personazh publik të ofron mjaft gjëra pozitive, por ka edhe kosto. Një prej tyre është se nuk mund të ecësh në rrugë pa rënë në sy, ose mund të biesh pre edhe e fansave të çmendur që të përndjekin.

Kohët e fundit moderatorja Roza Lati është duke u përballur me disa situata të pakëndshme. Këtë e ka bërë të ditë vetë ajo përmes disa positmeve në Instastory, ku shprehet se është përndjekur nga njerëzi në rrugë, që kanë guxuar edhe t’i afrohen.

Moderatorja duket mjaft e revoltuar ndaj atyre që i cilëson si “psikopatë”, duke shtuar se do të bëjë edhe denoncim për përndjekje.

“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë. Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjeneroj publikisht disa psikopatë që guxojnë të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë korrik.

Të qenurit person publik, i ka të tilla tripa. Me psikopatët dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe privatësi?”– shkruan Roza Lati në Instastory, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku shton: “Jam kaq e lodhur nga nervat, prandaj shoh punën time. Por më duket se ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve”

Kujtojmë se moderatorja u përfol pak kohë më parë se i ka dhënë fund beqarisë. Në emisionin e saj ishte e ftuar Monika Lubonja, të cilën Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.

E më pas moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerrë unë lajmin këtu nuk duhet të bëhet për mua po për ty.  Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet nuk më shkruante njeri dhe e din si ishte puna?Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që u interpretua si një pohim pa dashje i Rozës.

U raportua në media se burime pranë moderatores e kanë mohuar këtë fakt. Po e njëjta media shkruan se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit rreth një muaj më parë. Ajo ka qenë në lidhje prej më shumë se një viti me një djalë që nuk jetonte në Shqipëri, dhe duket se gjërat nuk kanë funksionuar në distancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al