28 Prill, 2022

Do të bëhet baba për herë të parë, partneri i Britney Spears merr vendimin e papritur


Britney Spears dhe Sam Asghari zbuluan për fansat e tyrë ne Instagram disa javë më parë se janë në pritje të një fëmije. Partneri i këngëtares ka vendosur së fundmi se nuk dëshiron ta zbulojë gjininë e fëmijës që Spears po pret deri ditën që do të lindë.

“Kjo varet nga ajo, por unë nuk dua ta di. Kjo është diçka që unë dua të pres”, tha aktori në një klip të intervistës së tij “Açess Hollywood”.

Asghari, 28- vjeç, theksoi se dëshiron të përfshihet po aq sa e fejuara e tij, 40 vjeç, në rritjen e fëmijës së tyre pasi është fëmija i parë për të.

“Absolutisht, sa më shumë që të jetë e mundur. Ky është foshnja ime, fëmija im i parë”, i tha ai prezantuesit Mario Lopez, i cili, dikur pati një përplasje me Spears.  Trajneri tha gjithashtu se ai planifikon ta trajtojë fëmijën ndryshe në varësi të gjinisë.

“Nëse është një vajzë, do të jetë princesha më e llastuar ndonjëherë. Nëse është një djalë, do të jetë djali më i fortë, unë do të jem i ashpër me fëmijën.”-u shpreh ai.

Në fillim të këtij muaji, Spears ngatërroi fansat nëse ishte në pritje të një fëmije apo jo, por Asghari konfirmoi se ajo është me të vërtetë shtatzënë menjëherë pas kësaj.

“Martesa dhe fëmijët janë një pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt,” shkroi ai në një foto në Instagram më 11 prill. “Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë ?.”

Këngëtarja e “Lucky” që atëherë është përgëzuar për shtatzëninë e saj në rrjetet sociale, gjithashtu Spears ka zbuluar se jeta e saj seksuale është shumë mirë gjatë shtatzanisë.

“Seksi është i mrekullueshëm kur je shtatzënë. Është koha që unë të kënaqem me të menduarit … libra … grim … filma klasik … biseda të shkëlqyera … dhe seksi më i mirë ndonjëherë!

Spears dhe Asghari u takuan në vitin 2016 dhe u fejuan në shtator 2021 . Ajo tashmë ndan djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

Britney Spears, Sam Asghari
https://www.instagram.com/p/CX4zz8qFUdb/
Credit: Sam Asghari/Instagram

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al