7 Shkurt, 2024

“Do ta bëj jetën ferr”- Meri Shehu acarohet keq me banoren në “BBVIP”: O dështake…/ Çfarë ndodhi mes vajzave?


Meri Shehu dhe Vesa mëngjesin e sotëm kanë debatuar keq me njëra-tjetrën në “Big Brother Vip”.

Asnjë nga banorët nuk e shpëtuan astrologen në zinxhirin e nominimeve, ndërsa ajo u betua se do t’ua bëjë jetën ferr të gjithëve për sa kohë ajo do të jetë brenda kësaj shtëpie, duke i quajtur ata dështak.

Meri është ndier shumë e lënduar edhe nga Heidi Baci, pasi ajo nuk zgjodhiqë ta shpëtojë atë në zinxhirin e nominimeve.

 

Pjesë nga debati:

Meri: Deri sa të iku nga këtej ju do e keni ferr, o njerëz të dështuar që keni dështuar në të të gjitha aspektet e jetës tuaj

Vesa: Të presim në prime

Meri: Ju keni dështuar në të gjitha aspektet e jetës

Vesa: Në puc e ke

Meri: Keni ardhur këtu që të merrni ndonjë gram fansa. O dështake, ke manipuluar edhe Fationin këtë dështakun tjetër

Heidi: O Mer

Meri: S’ka çfarë të duhet ty, shiko punët e tua ti se atje te zinxhiri zgjodhe shoqet e tua ti dhe s’më zgjodhe mua. Afër ke qëndruar me mua, të kam mbajtur unë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al