19 Gusht, 2021

“Do harxhoj gjithë pasurinë”- Daniel Craig s’do ua lërë trashëgimi miliona dollarët fëmijëve të tij! Zbuloni arsyen


Ylli i James Bond, Daniel Craig është një aktor mjaft i suksesshëm dhe mjaft i paguar.

daniel crag

Vetëm 2012-ën, kur u shfaq në “Skyfall”, fitoi 951 milion dollarë duke u shpallur aktori i katërt më i paguar atë vit.

Por fëmijët e tij nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga të ardhurat e tij marramendëse.

Gjatë një interviste, Craig tha se nuk do ia lërë trashëgiminë fëmijëve të tij.

“Është një shprehje e vjetër, ku thuhet se nëse vdes i pasur, ke dështuar”– u shpreh aktori. “Unë s’dua t’i lë trashëgimi shuma të mëdha pasardhësve të mi. Mendoj se lënia e trashëgimisë është diçka e pakëndshme. Filozofia ime është që paratë duhet t’i harxhosh përpara se të largohesh nga kjo botë.”

Pasuria e neto e aktorit nuk është konfirmuar ende por mësohet se ai është paguar 25 milionë dollarë për rolin e tij në filmin e 5-të të James Bond “No Time To Die”, ku do shfaqet për herë të fundit.

Craig fitoi gjithashtu shuma të konsiderueshme në filma të tjerë të njohur, përfshirë “Cowboys & Aliens”, “The Girl with the Dragon Tattoo” dhe “Dream House”.

daniel crag1

Në filmin e fundit luajti përkrah bashkëshortes së tij Rachel Weisz, e cila gjithashtu është një aktore e suksesshme.

Ajo ka fituar Oskar në vitin 2006 për rolin e saj në “The Constant Gardener”.

Craig dhe Weisz kanë një vajzë së bashku, e cila erdhi në jetë në vitin 2018, ndërsa kanë edhe nga një fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Aktori ka një vajzë 29-vjeçare, Ella me ish-gruan e tij Fiona Loudon, me të cilën ishte martuar nga 1992 deri në 1994.

Ndërsa Weisz ka një djalë 15-vjeçar, Henry, me regjisorin Darren Aronofsky.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al