25 Mars, 2019

“Djemtë nën 33 vjeç janë të padobishëm”, deklarata e këngëtares së famshme që nevrikosi meshkujt


Verën e kaluar, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez u shfaq në një episod të “Tinder’s SwipeSessions”. Ky program shfaq personazhe të njohur që ndihmojnë persona të tjerë për të gjetur “shpirtin binjak” dhe ndajnë me ta disa këshilla për “takimin perfekt”.

Gjatë fundjavës, video e JLo është ripublikuar në rrjetet sociale dhe njerëzit janë shokuar paksa nga një koment që ajo ka bërë.

Në këtë episod, këngëtarja me famë botërore ndihmon artisten aspiruese të muzikës, Brooke që të gjejë dashurinë e vërtetë. Teksa po shikonin listën, JLo vuri re se shumë meshkuj ishin nën moshën 30-vjeçare.

Në ato momente, Jennifer është shprehur se djemtë e rinj janë të padobishëm.  “Djemtë, derisa të mbushin 33, janë vërtet kot”, ka shtuar Lopez.

Lidhur me këtë deklaratë të 2018-s, shumë meshkuj kanë reaguar duke thënë se, “kjo provon se femrat shikojnë te burrat se çfarë mund të marrin prej tyre.


“Nëse një djalë thotë se femrat nën 33 vjeç janë të padobishme, OKB-ja do të ndërhynte. Ndërsa në këtë rast është një shaka pa kuptim…. Jemi duke folur për barazi gjinore”, shkruan dikush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al