7 Dhjetor, 2020

Dj Sardi zbulon emrin e partneres që i ka rrëmbyer zemrën dhe i bën tre premtime dashurie


Dj Sardi prej kohësh është i dashuruar dhe madje marrëdhënia me partneren ka arritur në një tjetër nivel, pasi dyshja është fejuar.

dj sardi (6)

Pavarësisht fotove të ëmbla të postuara në rrjete sociale, Sardi Shehu nuk e kishte treguar emrin e vajzës bionde dhe me sy jeshilë.

dj sardi (3)

Por, kjo nuk ka zgjatur më shumë, pasi i ftuar në “Shiko Kush Luan”, ai zbuloi se emri i saj është Jonisa.

Megjithatë, ata ende nuk kanë bërë celebrimin, pra nuk janë të martuar.

dj sardi (5)

I pyetur se përse zgjodhi pikërisht Jonisën, Dj u përgjigj: “Ishte e duhura”.

Sardi zbuloi gjithashtu se është ai që bëhet më shumë xheloz për partneren, ndërsa shprehu dëshirën për t’u bërë edhe me fëmijë në të ardhmen.

dj sardi (4)

Avash-avash, pse jo?!”,- tha ai publikisht për krijimin e familjes.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (5)

Ndër të tjera, Sardi i bëri Jonisës edhe tre premtime të bukura dashurie:

Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (3)

Edhe pse kishin 12 vite që njiheshin, Sardi dhe Jonisa arritën që të bëheshin bashkë vetëm vitin e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al