15 Qershor, 2022

Ditëlindja e 35-të e Stresit, festa vetëm me meshkuj dhe alkool (Foto)


Reperi Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Artisti ka mbushur plot 35-vjeç dhe në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga festa e organizuar ku dukej dhe shumë i emocionuar.

Reperi ka festuar me miqtë e tij teksa e kanë lagur me shampanjë dhe kanë i plasur fishekzjarret duke pritur mesnatën.

Stresin jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të rrethuar plot me vajza të bukura mirëpo ajo ç’ka u vu re ishte se festën e ditëlindjes së reperit të pranishëm ishin vetëm meshkuj (miqtë e tij reperë) dhe nuk u pa asnjë vajzë në postimet e këngëtarit.

Rikujtojmë se disa kohë më parë reperi publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë identitetin e të cilës e kishtë mbuluar me një emoji. Nisur nga fakti që ai vendosi të fshehë identitetin e saj, u aludua se vajza në fjalë e cila është modelja me emrin Megi dhe është partnerja e tij e re.

Por pas kësaj Stresi i hodhi poshtë dyshimet përmes një tjetër postimi në profilin e tij në Instagram, ku u shpreh se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- shprehet Stresi.

Dyshimet për lidhje u shtuan akoma më shumë kur reperi publikoi një status ku fliste për të shkuarën dhe të tashmë si një referencë për martesën e tij me Keisin.

“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“– shkruante ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al