11 Shtator, 2017

Dita e parë e shkollës, ja momentet që na njohin prindërit VIP


Sot ishte dita e parë e shkollës, ditë kjo kur jo vetëm vogëlushët që ulen për herë të parë nëpër banka emocionohen,  por edhe prindërit që i shoqërojnë. Me çanta në shpinë dhe lule në duar për mësuesen, ata buzëqeshin përpara kamerës së aparatit për t’i fiksuar gjatë këto momente.

Kjo ishte një ditë e veçantë edhe për fëmijët e disa prej të famshmëve shqiptarë, të cilët të emocionuar publikuan fotot me fëmijët e tyre në rrjetet sociale, duke i uruar suksese dhe rrugëtim të mbarë në udhën e madhe të dijes. Më poshtë do të shihni disa nga fotot e njerëzve të jetës sonë publike në krahë të fëmijëve teksa i kanë shoqëruar në oborret e shkollave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al