27 Nëntor, 2018

Disa nga simptomat që tregojnë se vuani nga mungesa e vitaminës C


Acidi askorbik, i njohur gjerësisht si Vitamina C është një mikronutrient i tretshëm në ujë, i domosdoshëm për rritjen dhe shëndetin e qelizave dhe indeve, mekanizëm jetik për mirëqenien e të gjithë organizmit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmanget rreziku i një mungese të mundshme të vitaminës C.

Acidi askorbik, i njohur gjerësisht si Vitamina C është një mikronutrient i tretshëm në ujë, i domosdoshëm për rritjen dhe shëndetin e qelizave dhe indeve, mekanizëm jetik për mirëqenien e të gjithë organizmit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmanget rreziku i një mungese të mundshme të vitaminës C.

Funksionet e vitaminës C:

Ndër funksionet e saj të shumta dhe më e rëndësishmja është antioksidanti, i dobishëm për të luftuar radikalet e lira përgjegjëse për plakjen qelizore, gjithashtu ndihmon në absorbimin më të mirë të hekurit që përmban ushqimi dhe ndihmon në rregullimin e kalciumit në eshtra.

Promovon prodhim më të madh të kolagjenit, një element thelbësor për lëkurë të shëndetshme, mban ligamentet të shëndetshme dhe enët e gjakut, si dhe siguron riparimin e indeve të dëmtuara duke lehtësuar shërimin e plagëve të vogla dhe formimin e plagëve.

9 simptoma që tregojnë një mangësi të vitaminës C:

Mungesa e vitaminës C prodhon simptoma të ndryshme pak a shumë serioze, nga ulja e mbrojtjes imune ndaj infeksioneve dhe problemeve të lëkurës. Le t’i shohim të gjitha ato:

1.Lëkura e ushqyer nga kolagjeni duket elastike dhe pa rrudha, ndërsa një reduktim i vitaminës C e bën atë më të thatë dhe shenjat e plakjes bëhen më të dukshme.

2.Kur keni mangësi të kësaj vitamine, thonjtë tuaj janë më të dobët për shkak të përthithjes së keqe të kalciumit nga eshtrat, ata thyhen lehtë.

3.Flokët humbasin shkëlqimin dhe forcën e tyre, duke u dukur të errët, të thatë, të brishtë dhe formojnë maja të ndara, për më tepër ata këputen lehtë dhe bien më shumë.

4.Një mangësi e vitaminës C i bën mishrat e dhëmbëve më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj inflamacionit dhe gjakderdhjes, për shkak të prodhimit të pakët të kolagjenit, pasi ai është përbërësi kryesor i tyre, edhe shërimi do të jetë më i ngadaltë.

5.Te shumë njerëz ndodhin episodet e përsëritura të epistaksisë, p.sh. thyerja e enëve të vogla të gjakut që gjenden në hundë, reduktimi i kësaj vitamine i bën venat dhe kapilarët më të brishtë dhe më të prirur për thyerje dhe gjakderdhje.

6.Plagët janë të vështira për t’u shëruar për shkak të reduktimit të prodhimit të kolagjenit, i cili forcon indin mbrojtës.

7.Edhe formimi i hematomave ose i plagëve mund të jenë një zile alarmi, muri i brendshëm i enëve të gjakut është kryesisht i formuar nga kolagjeni, një sasi e vogël e tij mund t’i bëjë ato më të dobëta.

8.Në rastin e mungesës së vitaminës C nuk preket vetëm trupi, por edhe psikika, trupi është më i prirur të lodhet, shpesh i shoqëruar nga luhatje humori deri në depresion, konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë C ndihmon për të rritur forcën dhe për të zvogëluar momentet e ankthit.

9.Në rastet më serioze njerëzit vuajnë nga skorbuti, një patologji shumë serioze që përfshin gjithë organizmin, simptomat kryesore janë inflamacion, gjakderdhje gingival, anemi e rëndë, nëse neglizhohet me kalimin e kohës mund të çojë deri në vdekje.

Nëse dyshoni se keni një mangësi të vitaminës C, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj. Për të parandaluar këtë problem, ndiqni një dietë të pasur dhe të ekuilibruar dhe përpiquni të merrni shtesë ushqimore që përmbajnë vitaminë C. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al