Maria De Filippi kundër Barbara d’Urso? Dyshimi lind duke dëgjuar me vëmendje disa fjalë gjatë intervistës së prezantues së njohur në emisionin “Che tempo che fa”.
Gjatë bisedës me Fabio Fazio, dikush ka vënë re se ato fjalë janë drejtuar për prezantuesen e “Pomeriggio 5” dhe “Domenica Live”. “Janë shumë kolege të mia shumë të mirë. Admiroj disa që arrijnë të bëjnë gjëra që unë asnjëherë në jetë nuk mund ti bëj”, ka thënë Maria.
Gazetari Fabio Fazio nuk e kupton menjëherë referencën, prandaj “mbretëresha” e “Canale 5” bën një shembull dhe sjell në lojë “pozicionet”.
“Shiko, unë jam ulur mirë, por më ndodh që të rrëshqas. Ka kolege që qëndrojnë kështu… dhe kanë gjithë këtë kurbë (nga shpina), që kthehen kështu dhe ndoshta kthejnë kokën në këtë mënyrë… E pra, unë nuk jam kështu. Nuk mundem që të jem ndryshe”, ka shtuar De Filippi.
Barbara d’Urso nuk është përmendur në mënyrë eksplicite, por referenca është e dukshme dhe gazeta Dagospia e ka theksuar atë, duke publikuar këtë moment.