31 Gusht, 2018

Dikur fitonte 30 mijë dollarë në muaj, tani pornostarja predikon (FOTO)


Brittni De La Mora është një nga aktoret më të njohura në botën e filmave për të rritur. Por tani ajo ka nisur një jetë krejt të re si predikuese, 6 vite pasi hoqi dorë nga pornografia.

31-vjeçarja predikon në Kishën e San Diegos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka thënë se fitonte shumë me pornon në një periudhë të caktuar kohe.

“Bëja 30 mijë dollarë në muaj sepse punoja çdo ditë. Kisha një makinë të re nga “Mercedesi” dhe kisha çdo çantë “Louis Vuitton”, këpucë të “Christian Louboutin” e shumë të tjera si këto”, shprehet Brittni.

Por pavarësisht se profesioni i saj po shkonte mjaft mirë, De La Mora nisi drogën e më pas nisën edhe problemet.

“Nuk paguaja dot qiranë pasi shpenzoja për drogë. Në fillim kokainë, më pas u bëra e varur nga heroina”, kujton ish-ylli i pornos.

Kjo e fundit ka thënë se ka qenë gjyshja ajo që e ka bërë të ndryshojë mënyrën e jetesës. Me lutjet e gjyshes, Brittni vendosi të shkojë në kishë, aty ku filloi një jetë të re.

Mediat amerikane shkruajnë se pas një viti duke shkuar rregullisht në kishë, ajo ra në dashuri me predikuesin Richard De La Mora, me të cilin sot është e martuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al