26 Shtator, 2018

Diell, det dhe dashuri për Marinën e Getoarin, ja destinacioni i radhës ku po kalojnë pushimet (FOTO)


Një vit më parë, këngëtari Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Këtë vit, çifti ka vendosur që të festojë përvjetorin e parë të martesës me një muaj të vërtetë mjalti.

Me 10 shtator ata bënë 1 vit të martuar, e po në këtë datë Marina dhe Getoari mbërritën në Kubë ku kaluan disa ditë pushime. Më pas ata vendosën të vizitojnë e brigjet e plazhit të Miami-t.

Ditën e sotme, Marina publikoi një foto nga avioni duke bërë që të mendojmë se pushimeve u erdhi fundi dhe se ata po ktheheshin në shtëpi.

Por nuk është aspak ashtu, pasi Getoari zbuloi se ende nuk i kanë dhënë fund sezonit të plazhit. Ata ndodhen në ishujt Bahamas duke shijuar plazhet e mrekullueshme të vendit ekzotik.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al