3 Tetor, 2020

“Diçka më mungonte”, Beatrix Ramosaj kujton ngjarjen më të hidhur në jetë, poston foton me…


Muaji tetor është muaji më i trishtë për Beatrix Ramosajn, pasi gjatë tij ka humbur babain e saj.

beatrix ramosaj (8)

Ditën e djeshme, ajo ka treguar se pas pak ditësh do të bëhen plot 10 vite që kur ai ndërroi jetë dhe dhimbja për të vazhdon të jetë e njëjtë.

beatrix ramosaj (1)

“Po shikoja kalendarin këtë mëngjes dhe po më bënte të ndihesha shumë e trishtuar… nuk mund ta gjeja arsyen pse ndihesha ashtu. Thjesht e dija që kishte diçka që më mungonte.

beatrix ramosaj (2)

Po përpiqesha shumë fort ta kujtoja. Më 9 tetor bëhen 10 vite nga dita kur babai im u nda nga jeta. Tani kjo është gjithçka që mendoj. Më mungon shumë”, ka shkruar Ramosaj shoqëruar me disa foto të vjetra të babait.

Pavarësisht kësaj, Beatrix ka treguar se është bërë gjithnjë e më e fortë teksa ka vazhduar jetën krah nënës, Atigones, dhe vëllait të saj, Albanit.

beatrix ramosaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al