15 Maj, 2022

Dhuroi një performancë të zjarrtë, Chanel Terrero e cila përfaqësoi Spanjën në Eurovision krahasohet me këngëtaren me origjinë shqiptare


Këngëtarja Chanel Terrero e cila përfaqësoi Spanjën në festivalin e Eurovisionit këtë vit, i ka mahnnitur të gjithë me performancën e saj të zjarrtë në natën finale.

Performanca e saj solli reagime nga më të ndryshmet ku lëvizjet e saj provokuese u krahasuan me atë të Ronela Hajatit e cila nuk mundi të kualifikohej për në finale dhe u komentua shumë për koreografinë e saj që u cilësua si jo e denjë.

Mirëpo përveç kësaj Chanel është krahasuar nga ndjekësit me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Fouriera e cila jeton në Greqi prej shumë vitesh.

Eleni përfaqësoi Qipron me këngën ‘Fuego’ në Eurovision-in e vitit 2018. Këngëtarja dhuroi një performancë të fuqishme madje u krahasua dhe me yllin e muzikës Beyonce. Dhe pse u rendit në vendin e dytë, suksesi i këngës së saj vazhdoi për një kohë të gjatë.

Chanel arriti të siguronte vendin e tretë në finale pas grupit nga Ukraina të cilët u shpallën fitues dhe këngëtarit që përfaqësoi Britaninë e Madhe rrëmbeu vendin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al