18 Gusht, 2021

Deklaroi se nuk janë më bashkë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” zbulon arsyen e ndarjes nga Ilir Lara


Gilberta Simoni deklaroi deklaroi tre ditë më parë se nuk është më bashkë me Ilir Larën. Ish-konkurrentët e “Për’puthen +40” fituan zemrat e shumë fansave që donin t’i shihnin bashkë kur pranuan publikisht ndjenjat për njëri-tjetrin dhe shkëmbyen puthje pasiononte në buzë.

gilberta simoni ilir lara (3)

Mirëpo, me anë të një postimi në Instastory, Gilberta tregoi se është ndarë nga Iliri, teksa shkruante: “Jo nuk jam me Ilirin. Jam e lirë e po shijoj verën. E vërteta, e hapur e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë që po jetojnë në atë fazë dhe ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi. Kjo është jeta. E vijojmë para. Kush do na shoqëron”.

gilberta simoni ilir lara (4)

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja ka zbuluar edhe arsyen e ndarjes mes tyre. Ajo shkroi në Instatsory gjatë bisedës me ndjekësit: “Edhe unë besoja tek dashuria. Doja që Iliri të ishte më prezent. Pas një mesazhi që i nisa unë, ne nuk folëm më”.

gilberta simoni ilir lara (1)

E pyetur pse nuk i heq fotot me Ilirin, ajo u përgjigj: “Unë nuk i heq jo fotot, por asnjë presje kësaj eksperience. Është pjesë e jetës sime tashmë dhe një pjesë e bukur”.

 

Iliri jeton në Itali e mesa duket distanca ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies që ish-çifti kishte ndërtuar. Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm një muaj e gjysmë pas përfundimit të programit të dashurisë.

gilberta simoni ilir lara (1) gilberta simoni ilir lara (1) gilberta simoni, ilir lara (12) gilberta simoni, ilir lara (10) gilberta simoni, ilir lara (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al