24 Shkurt, 2023

Dashuria është “ilaçi”! Burrat e martuar janë më të shëndetshëm, si ndikon tek zemra e tyre të pasurit një partnere


Të qenurit i martuar mund të sjellë përfitime për zemrën tuaj. Sipas shkencëtarëve, përveçse ndiheni të dashuruar, një partner afatgjatë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga arresti kardiak.

cift1

Studiuesit thonë se meshkujt që nuk martohen kurrë kanë gjasë 2 herë më shumë të vdesin nga kjo sëmundje.

“Ekziston një lidhje midis statusit të marrëdhënies së një personi dhe prognozës së tyre”, tha mjekia Katarina Leyba.

Gjithashtu të qenit i martuar rrit shëndetin dhe të zgjat jetën, veçanërisht për meshkujt.

Të kesh një partnere redukton vetminë dhe problemet e shëndetit mendor, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Meshkujt e diagnostikuar me probleme me zemrën kishin 2.2 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda pesë viteve nëse kanë qenë beqar gjatë gjithë jetës, sesa ata që ishin të martuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al