18 Gusht, 2021

Daniel Craig: “Zoti James Bond” nuk do t’u japë asnjë qindarkë fëmijëve nga pasuria e tij


“Jetoni dhe mos lini asnjë qindarkë kur të vdisni”, kjo duket se është motoja e jetës së 53-vjeçarit, Daniel Craig.

craig

Aktori i njohur si “James Bond”, në filmin “Agjenti 007”, tregoi në një intervistë për revistën britanike Candis se nuk ka planifikuar t’u lërë një trashëgimi fëmijëve të tij, pasi kjo ide i duket e keqe dhe fyese.

Ju kujtojmë se Craig ka një vajzë në moshën tre vjeçare me Rachel Weiss dhe një vajzë në moshën 29 vjeçe nga martesa e tij e mëparshme, ndërsa është edhe baba i djalit 15-vjeçar të Weiss, Henry Me.

Siç duket, fëmijët e tij, nuk duhet t’i mbajnë shpresat e tyre për të ardhurat financiare tek trashëgimia e babait të tyre të famshëm.

Filozofia ime është t’i heq qafe ato, ose t’i dhuroj diku. Unë nuk kam dëshirë t’u lë një shumë të madhe parash fëmijëve të mi”, është shprehur duke iu referuar pasurisë së tij prej 160 milionë dollarësh.

Ai shtoi, “a nuk ekziston një shprehje e vjetër se nëse vdes i pasur; dështon?”, duke cituar filantropin Andrew Carnegie, i cili dhuroi miliarda dollarë para vdekjes së tij në 1919.

Vlen të përmendet këtu se pasuria e tij kryesore buron nga roli i tij në filmin “Agjenti 007”, ku ai ka qenë personazhi kryesor që nga viti 2006.

Në fakt, edhe pse Craig fillimisht u kishte thënë producentëve se nuk kishte dëshirë të lunate në filmin e ri “No Time to Die”, i cili pritet të dalë në kinema në muajin tetor, por siç duket 25 milionë dollarët e paguar, duke se ia ndryshuan mendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al