20 Prill, 2022

Dalin të tjera detaje fatale nga aksidenti i futbollistit amerikan që i mori jetën, ja çfarë thonë hetuesit


Në fillim të këtij muaji mbeti i vrarë futbollisti i njohur amerikan, Dwayne Haskis. Sipas raportit të policisë ai u godit nga dy automjete në aksidentin fatal që i mori jetën.

Steelers' Dwayne Haskins dies after being hit by dump truck in South  Florida & More Top Stories News Today - Upjobsnews

Në dokumentet e Patrullës së Autostradave të Floridës, hetuesit thonë se pasi Haskins u godit nga një kamion në mes të një autostrade në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit një tjetër automjet i tipit ‘’Subaru Outback’’ gjithashtu goditi ‘pjesërisht’ trupin e Haskins.

Zyrtarët publikuan një diagram të përplasjes duke treguar ato që ata besojnë se ishin dy pikat në të cilat automjetet goditën qendërmbrojtësin e Pittsburgh Steelers. Në dokumente, hetuesit thonë se një dëshmitar u tha atyre se një automjet i tretë mund të ishte përfshirë gjithashtu. Ata shtojnë ndër të tjera se Haskins mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje, por nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur vetëm pak minuta pasi u godit. Hetuesit thonë se të dy drejtuesit  e automjeteve  janë ndaluar menjëherë pasi kanë goditur futbollistin. Ata vunë në dukje në dokumentat zyrtare se as shoferi nuk ishte testuar për alkool dhe as për drogë.

Zyrtarët në dokumente nuk zbuluan pse Haskins po ecte përgjatë autostradës përpara se të goditej sërish. Siç raportuam, Kalabrya Haskins tha në një telefonatë në polici  se Dwayne kishte thënë se ishte në këmbë në kërkim të gazit pasi makina e tij e kishte bllokuar. Ajo në telefonatën tha se , “Unë thjesht dua që dikush të shkojë në zonë dhe të shohë nëse makina e tij është atje. Nëse ai është mirë dhe mos i ka ndodhur ndonjë gjë.

Dwayne Haskins, ex-Steelers and Commanders QB, dies in tragic accident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al