13 Maj, 2022

Dafina Zeqiri i thotë lamtumirë tatuazhit të saj ikonik/ Ja me çfarë e zëvendëson (FOTO)


Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në industrisë tonë muzikore. Artistja është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj ekstarvagante.

Është nga të paktat artiste shqiptare që gati gjysmën e trupit të saj e ka të mbuluar me tatuazhe. Kjo tregon pasionin e veçantë që ka për to. Mirëpo këtë “pasion” të sajin për tatuazhet duket se Dafina nuk ka ndërmend ta ndalojë. Ose të paktën keshtu duket, nga postimi i saj i fundit në “instastory”.

Këngëtarja kosovare gjatë ditës së sotme ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga një studio tatuazhesh. Ajo ka zgjedhur të gdhend në trupin e saj tatuazhin më të ri, dedikuar ekipit të saj muzikor “MoneyzMusic”. Shkronjën M që përkon me emrin e skuadrës së saj, Dafina e ka bërë tatu në mes të kraharorit. Kështu ajo ka “zëvendësuar” disi tatuazhin e saj ikonik që kishte nisur t’i zbehej në kraharor.

“Për ekipin,”-shkruan përbri fotos këngëtarja duke bërë tag edhe MoneyzMusic.

Nga ana tjetër ju kujtojmë që Dafina Zeqiri ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

Para disa orësh Dafi bëri një tjetër postim në instastory, duke treguar këmbën e vendosur në një karrige dhe sipër gjurit i ka vënë një qese me akull. Krahas fotos ajo shkroi: “Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al