4 Mars, 2019

Çudit Mirela Kumbaro, shfaqet krah për krah me ministren që i ka zënë vendin


Mirela Kumbaro është babaxhane, nuk mban inat. Mesa duket, ajo është një nga ministret që e ka marrë më me sportivitet se të gjithë kolegët e saj shkarkimin që i bëri Kryeministri Rama.

Jo vetëm kaq, ajo shihet gjithandej në krah të Ramës në zonat e jugut ku ai po bën ture dhe shfaqet gjithandej e qeshur dhe pa hatërmbetje. Por skena që fotografoi paparazzi ynë na çuditi jo pak.

Ditën e seancës parlamentare, kur opozita protestonte jashtë dyerve të Parlamentit së bashku me ndjekësit e tyre, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shfaq krah për krah me ministren aktuale të Kulturës, Elva Margariti.

Zonja simpatike bionde, e cila vjen nga kabineti i Kryeministrit dhe që merrej me projektin “100 fshatrat”, tashmë është bërë pjesë e qeverisë, duke i besuar drejtimin e Ministrisë së Kulturës. Mesa duket, edhe eksperienca e paraardhëses së saj është e vyer për të, kështu që shoqërohen me njëra-tjetrën

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al