9 Shkurt, 2024

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit, moderatorja i thotë “Po” propozimit për martesë të Genarit


Cindy Marina dhe Genar Topalli do të shkojnë drejt altarit.

Djali i Jozefina Topallit iu është ulur në gjunjë gazetares sportive dhe i ka propozuar për martesë.

Në pamjet e publikuara nga çifti shihet momenti kur Genari ulet në gjunjë dhe nxjerr unazën nga xhepi duke i kërkuar modeles të martohen së bashku.

Dhe padyshim që përgjigja e Cindy Marinës ka qenë “Po”.

Ajo ka postuar pamjet në rrjetin social Instagram shoqëruar me një emoji zemre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al