7 Maj, 2019

“Cili sheik ta bleu makinën?”, reperja shqiptare lë pa fjalë komentuesin me përgjigjen


Reperja e njohur, Tayna, ka postuar disa fotografi ku ka zbuluar se i ka bërë vetës një dhuratë mjaft të shtrenjtë. Ajo ka blerë një makinë të re të tipit “Mercedes Class AMG Line 2019”.

Menaxheri i reperes së njohur zbuloi se makina ka kushtuar plot 82 mijë euro, duke qenë se është e tipit të fundit.

Gjithashtu kjo makinë tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve të Tayna-s. Kjo e fundit postoi në “Instagram” dy foto ku ajo shfaqej brenda në mjet.

“Cili sheik ta bleu?”, e pyet një ndjekës teksa komenton në fotot e reperes. “Doruntina al Sheikh, edhe naftë po nxjerr sa po mundet prej toke. Jo, këto janë paratë e mia”, i përgjigjet Tayna, duke e lënë komentuesin pa fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al