18 Tetor, 2019

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes, ende pa nisur mirë


Ish-i fejuari i Ariana Grande, Pete Davidson, menjëherë pas ndarjes me këngëtaren, nisi romancën e re me aktoren Margaret Qualley.

Çifti i ri u fotografua nga paparazzët gjatë verës dhe dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Por duket se ataq i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ende pa nisur mirë.

Sipas burimeve të ‘Us Weekly’, ende nuk bëhen të ditura arsyet e ndarjes së aktores dhe komedianit. Megjithatë ata kanë vendosur se do të jenë shokë pas ndarjes.

Asnjëri nga të dy nuk u prononcua për ndarjen, por kjo u kuptua sepse ata nuk po ndanin më foto me njëri tjetrin në rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al