8 Shkurt, 2023

Çfarë ndodhi? Aktorja e njohur akuzon çmimet Oscar, ja arsyeja


 Aktorja amerikane Danielle  Deadwyler tha se ka një racizëm të fshehtë në shoqëri dhe në shumë institucione në jetën amerikane.

Në filmin Till, aktorja luan nënën e Emmett Till, një djali 14-vjeçar me ngjyrë, i cili u vra nga një grup njerëzish në Misisipi në vitin 1955, pasi u akuzua që i fishkëlleu një gruaje të bardhë. Duke folur për BBC Radio 4, Deadwyler tha: Historia kinematografike është mbi 100 vjet e vjetër. Unë do të guxoja të them se sistemi është thellësisht i ndikuar nga racizmi   sistematik që ka formuar në vendin tonë.

Danielle Deadwyler - IMDb

Deadwyler u vlerësua gjerësisht për performancën e saj në “Till” dhe u konsiderua si një nga favoritet për t’u nominuar në kategorinë e aktores kryesore në Academy Awards të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al