10 Maj, 2018

Çfarë po ndodh me “Instagram”? Përdoruesit në mbarë botën në alarm


Një nga platformat më të mëdha të rrjeteve sociale, “Instagram”-i duket se ka rënë. Një gjë e tillë është vënë re pasi përdoruesit në mbarë botën nuk janë në gjendje që të ngarkojnë në profilin e tyre lajme, video apo foto.

TIME.com stock photos

Sipas faqes “Down Detektor”, një problem i tillë u shfaq në mbarë botën, por raportimet më të shumta vinin nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë.

Ndërsa raportet janë të shpërndara, ato nuk duket se kanë prekur të gjithë përdoruesit. “Down Detektor” ka shtuar se personat që kanë hasur në këtë problem kanë dëshmuar se mund të shohin profilet e njerëzve të tjerë, duke shkuar në faqen e internetit të “Instagram”-it.

Ndërkohë të gjithë ata që kishin probleme u drejtuan menjëherë te rrjetet e tjera sociale, sidomos te “Twitter” për të  kontrolluar nëse aplikacioni ishte thyer. “Kur “Instagram”-i bie ti kontrollon “Twitter” për të siguruar që ju nuk jeni i vetmi që keni probleme”, shkroi dikush në “Twitte”r, ashtu si qindra të tjerë.

Rrjeti social “Instagram” rrallë ka probleme me shpërndarje kaq të gjerë. Por me qindra miliona përdorues, çdo ndërprerje ka një ndikim të madh.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al