18 Gusht, 2022

Çfarë ndodhi? Moderatorja Aulona Musta shqetëson fansat me videon e fundit: Nuk ndihem aspak mirë


Moderatorja Aulona Musta ka publikuar një video në rrjetet sociale ku lajmëron se nuk është në gjendje të mirë.

Aulona u shfaq e shtrirë në krevat në videon e publikuar, krahas së cilës shkruan: “Nuk po nidhem aspak mirë. Gjithë ditën në krevat sot”, duke mos dhënë detaje rreth gjendjes së saj.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh i jep mundësinë ndjekësve që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme rreth jetës që bën. Në një intervistë virtuale që Aulona realizoi pak kohë më parë me ndjekësit e saj në Instagram, pyetjet ishin vetëm në lidhje me bashkëshortin e saj, dhe ky i fundit do të përgjigjej.

Kështu, Tomi, bashkëshorti i Aulonës, zbuloi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, që nga fillimi i njohjes te gjërat që pëlqen dhe nuk pëlqen tek moderatorja.

Aulona është shprehur pak kohë më parë se përgjatë viteve të para të lidhjes ka pasur xhelozi, të cilën e cilësoi një ‘tmerr’ por që tashmë ata e kanë kaluar këtë fazë të lidhjes pasi partneri i saj e ka kuptuar që kjo është pjesë e punës së moderatores.

“Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al