6 Shtator, 2021

Çfarë i ndodhi? Yll Limani shqetëson fansat, publikon foto nga spitali i çarë në…


Yll Limani ka ndarë dje me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram disa foto të vetes. Në to, këngëtari shihet i shtrirë në spital.

yll limani (8)

Kjo sepse artisti shfaqet me një shenjë të çarë në pjesën e sipërme të vetullës. Si rezultat, Yllit i është dashur që të durojë dy qepje, pasi plaga si duket ka qenë e thellë. Në fotot që ka publikuar, ai tregon si ka qenë e çara, më pas procedurën e mpirjes për të bërë qepjen, dhe në fund plagën e qepur.

Një aksident i vockël nga një lojë me gurë në plazh”, shkroi Limani krahas imazheve.

yll limani (1)

Ylli është mjaft aktiv në Instagram, ku publikon foto e video të ndryshme jo vetëm nga projektet e tij muzikore, por edhe nga jeta e përditshme. Një muaj më parë, artisti tregoi se si fotot e tij duke konsumuar alkool dhe cigare mbi një makinë kishin përfunduar në telefonin e nënës së tij, e cila ishte shqetësuar shumë.

yll limani (3)

Ai zbuloi edhe bisedën me të ëmën:

Nëna e këngëtarit: O hiqe këtë foto se tmerr. (Krahas mesazhit i ka dërguar edhe fotot për të cilat bëhet fjalë).

Ylli Limani: Jo (shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot).

Nëna e këngëtarit: Nuk të ka hije hiç. U rrënqetha. S’di kush po të fotografon.

ylli limani

Pas mesazheve, Ylli vendosi ta publikonte bisedën me të ëmën dhe krahas saj shkroi: “Kushdo që ia dërgoi këto asaj”, shoqëruar me emoji-n e disa thikave, si për të nënkuptuar që kjo është ajo që “meriton” personi që e “tradhtoi”.

ylli limani (7) ylli limani (9) ylli limani (3) ylli limani (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al