20 Prill, 2018

Çfarë i ka ndodhur Ronela Hajatit? Tregon dhimbjen më të madhe që ka përjetuar (FOTO)


Ka disa ditë që këngëtarja Ronela Hajati ka njoftuar me anë të një postimi në “Instagram” se gjatë këtij muaji do të publikojë këngën e saj të re “Maje men”.

Në videoklip ajo do të shfaqet me një pamje shumë të veçantë, ku Hajati na i ka treguar përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja është e veshur me një fustan në ngjyrë lejla dhe me brirë të mëdha mbi kokë. Për këto të fundit, Ronela u ka kërkuar ndjekësve të mos flasin, sepse ishin diçka që i kishte sjellë shumë dhimbje.

“Nëse ndonjëherë kam ndjerë një dhimbje të vërtetë në jetën time, ishte nga këto brirët … prandaj ju lutem mos flisni më për këtë … ende më dhemb koka …. p.s Po të dielën? Si thoni? Ta nxjerr videon të dielën?- ka shkruar Ronela, duke marrë menjëherë komente nga fansat që po presin me padurim projektin e ri.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al