24 Korrik, 2018

Capital T thumbon kolegët e tij: Të gjithë jeni fals


Këngëtari i njohur Capital T është shumë i dashur për publikun dhe një ndër më të komentuarit. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e tij profesionale dhe ajo private.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ai ka thumbuar të gjithë kolegët e tij këngëtarë, duke i akuzuar se janë fals në çdo gjë.

“95% e kësaj industrie muzikore janë njerëz fallso, stil jetese fallso, shikime fallso, histori fallso”, ka shkruar reperi në foton e tij.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al