9 Prill, 2018

Bukuroshja spanjolle që bën tifo për Milan (FOTO)


Alicia Torres është lindur e rritur në Zaragoza të Spanjës. Ajo është vajza e tretë e familjes me një baba tepër strikt, për shkak se ka qenë ushtarak dhe polic. Ndërsa është rritur me një nënë tepër të dashur dhe komunikuese, shumë të zgjuar dhe të ditur.

E për këtë arsye ajo thotë se është bërë tipi ëndërrimtar që është sot falë së ëmës. Teksa kujton fëmijërinë, Torres e konsideronin si “çun harram”, pasi shoqërohej shpesh me djem kur dilte nga shtëpia e luante. Por ajo shton se dinte të bënte zgjedhjet e duhura, duke qenë e bindur për çka bënte.

Ndërkohë në moshën 18-vjeçare u largua nga Spanja. Vetëm gjatë 5 viteve të para larg shtëpisë ajo jetoi e vetme në Londër, Nju Jork, Los Angeles, Miami, Bruksel, Paris dhe Milano.

Si pasojë, di të flasë në 4 gjuhë të huaja e vazhdoi studimet për marketing, komunikim, dizajn grafik dhe fotografi.

Fati deshi që ajo të bëhej një agjente modelingu. Në moshën 24-vjeçare, motra më e madhe la Nju Jorkun për t’u zhvendosur në Barcelonë, ku jetonte edhe ajo, pasi nënshkroi një marrëveshje “software”-sh me një nga klientët e saj, që kishte një agjenci modelingu. Sot ajo është fotografe. Nuk bën tifo për Realin e as Barcelonën, por për Milanin, ndërsa nga fotot që publikon në rrjetet sociale duket se “di të rehatohet shumë mirë e këndshëm” nëpër pishina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al