4 Tetor, 2018

Brenda fisit të egër, që duhet të mbrojë mënyrën e jetesës nga bota e civilizuar (FOTO)


Kanë jetuar prej 10 mijë vitesh si gjahtarë, por tani anëtarët e një fisi në Tanzani frikësohen nga fakti se mund të detyrohen që t’i përshtaten jetës perëndimore.

“Daily Mail” shkruan se bëhet fjalë për fisin Hadza, i cili duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar të drejtat e veta, në mënyrë që të kenë akses në ujërat apo kafshët e egra të lindjes së Afrikës.

Fisi, që ka gjuhën e vet, është fotografuar në banesat e tyre në brigjet e Liqenit Eyasi, në qarkun e Ngorongoro.

Mendohet se janë rreth 1000 banorë të fisit Hadza që formojnë një nga komunitetet në zhdukje të gjahtarëve, duke jetuar si njerëzit e parë.

Ushqimi i fisit përfshin frytet e pemës baobab si dhe mish nga kafshët. Profesori i “King’s College” në Londër, i cili një vit më parë vizitoi këtë fis, është shprehur se ata kanë zemrat më të shëndetshme në botë, pasi dietat e tyre u lejuan të rritnin një gamë të larmishme të baktereve të tretjes.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al