15 Qershor, 2018

Brenda 1 muaji shiten mbi 1 milion “One Plus 6”


Mbi 1 milion celularë “One Plus 6” janë shitur vetëm për një muaj. Kështu shkruan “Business Insider”, duke cituar themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë “One Plus”, Pete Lau.

Pete Lau ka shtuar se dy celularët e mëparshëm të markës arritën shifrën 1 milion vetëm pas 3 muajsh.

Në pamje të parë duket shifër e lartë, por në fakt është e ulët krahasuar me celularë si “Samsung Galaxy” apo “iPhone”, që shesin dhjetëra milionë njësi brenda muajit.

Ndërkohë kujtojmë se celulari “OnePlus 6” kushton 529 dollarë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al