8 Qershor, 2021

“Klas artistik, bukuri fizike”- Avokati Spartak Ngjela ‘fiksohet’ pas moderatores Bora Zemani! E komplimenton publikisht: Performanca juaj është….


Bora Zemani është në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe për atë private.

spartak ngjela bora zemani (7)

Moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh foto e video që tërheqin vëmendjen e shumë ndjekësve, por jo vetëm.

bora zemani vin veli (7)

Së fundmi, në një imazh të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, Bora ka marrë një koment pozitiv nga avokati i njohur Spartak Ngjela.

spartak ngjela bora zemani (10)

Moderatorja shihej e veshur me një “hoodie” ngjyrë rozë, me flokë të kapura mbrapa dhe me make up profesional në fytyrë, që i theksonte tiparet e bukura.

spartak ngjela bora zemani (8)

Mes komenteve të shumta, ishte pikërisht ai i Ngjelës që ra në sy, në të cilin shkruhej:

Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.

spartak ngjela bora zemani (5)

Bora nuk i është përgjigjur këtij komenti, megjithatë, të shumtë kanë qenë fansat e këngëtares që i kanë kthyer përgjigje Ngjelës.

bora zemani (4)

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Bora tregoi se ka vendosur të mos flasë më fare për jetën e saj private.

spartak ngjela bora zemani (2)

Ky vendim erdhi pak ditë pasi në rrjet po qarkullonin zërat se ajo dhe Donald Veshaj i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dhe shkak ishte bërë xhelozia e aktorit ndaj moderatores.

spartak ngjela bora zemani (9)

Bora është nënë e një djali, Arborit, i cili erdhi në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-partnerin, Vin Veli, me të cilin ruan raporte të mira për shkak të djalit.

bora zemani (5)

Nga ana tjetër, avokati ka treguar më parë arsyen pse nuk është martuar:

Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë. Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë“.

bora zemani donald veshaj (3) bora zemani donald veshaj (14) bora zemani donald veshaj (11) bora zemani donald veshaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al