9 Nëntor, 2023

Blero në “Big Brother Vip”, e dashura e tij misterioze bën deklaratën e papritur/ Çfarë do të ndodhë gjatë primet të këtij spektakli? (Foto)


Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika, prej një viti artisti ka rigjetur sërish dashurinë identitetin e së cilën akoma nuk e ka bërë publike.

Shpesh herë gjatë bisedave me banorët, Blero ka treguar dashurinë e madhe që ai ndjen për të dashurën e tij, pa të cilën ai nuk mund të qëndrojë.

Femra misterioze përmes një postimi në InstaStory ka treguar se e mbështet publikisht këngëtarin në garën për të fituar çmimin e madh.

“Dashuri. Krenaria ime, shpirti i shpirtit tim. Ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, ka shkruar ajo krahas fotos së këngëtarit.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një fotoje ku shihet përkrah Bleros.

“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa mesa duket e daahura e këngëtarit ka përgatitur ndonjë surprizë për të gjatë primet të “BBV” të ditës së nesërme (të premten).

Blero disa ditë më parë ka deklaruar që nëse e dashura e tij ia kërkon ai do të dilte nga “BBVK” duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

“Sa më mungon o zot. Po t’më thotë nusja dil tani, unë dal në sekondë. Beb nëse thua me dalë, unë dalë menjëherë. E jap jetën për të. Pa të nuk mund të rri”, u shpreh Blero duke deklaruar se është shumë i dashuruar pas saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al