8 Shtator, 2017

Bleona Qereti “ngacmon” Blendi Fevziun me një koment mjaft provokues


Bleona Qereti është një nga këngëtaret që gjithmonë ka ndezur diskutime dhe reagime në mediat rozë, pasi shoqërohet gjithnjë nga sensi i protagonizmit.

Këtë herë Bleona nuk ka dëshiruar të bëj as më shumë e as më pak, por protagonisten e vërtetë dhe këtë herë për dy arsye.

E para, ajo ka pozuar pranë një peme , me linjat e saj shumë të bukura dhe seksi, duke na bërë të mendojmë se kjo pozë e saj ka një lloj ngjashmërie me foton nudo të Kim Kardashian në pemë para disa ditësh. Por Bleona nuk është ndalur me kaq.

Në tekstin që shoqëron foton e postuar në Instagram, përpos se ka falënderuar bashkpunëtorët e fotos, ajo ka shkruar: “Blendi Fevziu do thoshte zemër”. Çfarë ka dashur të thotë Bleona me këtë “ngacmim” që i ka bërë Fevziut, apo mos ndoshta ka dashur t’i kthejë përgjigje për faktin se ai mbrëmë e  cilësoi si ndër femrat më të bukura që ka ftuar në emision. Epo gjithçka pritet nga Bleona apo jo?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al