30 Mars, 2018

Bleona e fiksuar pas të njëjtës pozë, fotot në vite


Tashmë, nuk është më një risi apo çudi të shohim Bleona Qerretin në poza seksi. Një gjë është e sigurt, ajo po i luan të gjitha gurët, që në daljet e saj në publik dhe në evente të ndryshme, të gjendet një mënyrë për të folur për të.

Këtë bëri edhe në natën e çmimeve “Oscar” ku u paraqit me një veshje që ia tregonte të gjitha. Veshja ishte një deja vu, pasi edhe një herë tjetër kishte dalë me një veshje rrjetë, e cila nuk i mbulonte asgjë. Por ajo që na bën përshtypje janë setet e saj të fotografive.

Bleona bën shumë shpesh foto, ku gjëja më e rëndësishme është që të tregohen sa më shumë pjesë nga trupi i saj. Ka linja perfekte dhe i pëlqen që të mos humbë rast pa i treguar. Por duke parë fotot e saj në vite, kemi vënë re se është një pozë të cilën Bleona e ka shumë qejf.

Ajo e përsërit atë në mënyrë gati identike, sa herë nxjerr një set të ri. Bëhet fjalë për foton me gjoks të zhveshur ku ajo vë duart për ta mbuluar, por jo shumë, kuptohet. Ndërkohë, gjoksin që e mbulon me duar në sete, e zbuloi të plotë në natën e “Oscar”-ve. Ky është fenomeni “Bleona”, që na bën gjithnjë të flasim për të.

EDITORS NOTE NUDITY Bleona Qereti arriving at the Vanity Fair Oscar Party held in Beverly Hills, Los Angeles, USA. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Sunday March 4, 2018. See PA Story SHOWBIZ Oscars. Photo credit should read: PA Wire

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al