27 Dhjetor, 2017

Blendi Fevziu i angazhuar personalisht për dhuratat e vajzës


Moderatori i njohur i programit “Opinion”, Blendi Fevziu, është kapur pak ditë më parë nga paparaci ynë, teksa në një qendër tregtare ishte bashkë me bashkëshorten e tij në një dyqan lodrash. Meqë vajza e madhe tashmë është e rritur, me siguri Fevziu dhe e shoqja po kërkonin dhurata për vajzën e tyre të vogël.

Fevziu ka shpenzuar goxha kohë në dyqan, mes lodrave dhe librave për të bërë zgjedhjen e duhur për të voglën e tij. Padyshim që në festa më të lumturit janë fëmijët, pasi atmosfera që krijohet është shumë e pëlqyer prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al