15 Korrik, 2022

Blake Lively e la Ryan Reynolds të flinte në divan dhe arsyen e tregoi publikisht


Blake Lively ka provokuar publikisht në mediat sociale burrin e saj mbi reklamën e tij të re.

Duket se aktorja mund ta ketë nxjerrë bashkëshortin e saj Ryan Reynolds nga dhoma e tyre e gjumit mbrëmë. Përmes një postimi në ‘Instagram Stories’ ajo u tall me të shoqin mbi reklamën e tij të re, duke thënë se ai ishte në ‘shtëpinë e qenve’.

Lively ndau një klip të reklamës, ku shfaqej Reynolds duke diskutuar planin e ri familjar të kompanisë. Në video, aktori tha: “Unë i kërkova gruas sime dhe anëtarit të planit të më mbështesin”. Një grua më pas iu bashkua atij në xhirime – por në vend të vetë Lively, ajo ishte një aktore. “Ti nuk je gruaja ime,” i tha Reynolds asaj, e cila u përgjigj: “Jo, unë thjesht qëndroj në vend të saj në xhirime gjatë gjërave të mërzitshme.”

“Gjëra të mërzitshme? Unë po shpall një plan familjar ku vetëm dy rreshta i japin të gjithëve një çmim prej 15 dollarësh,” bërtiti aktori i “Free Guy”, duke shtuar se ai “po revolucionarizon kategorinë!”

Përfaqësuesja bionde e Lively vuri në dukje se Blake “më ka borxh të madh për këtë”, përpara se Reynolds ta pyeste nëse mund “t’i tregosh gruas që jam i mërzitur”. Më pas ai u tërhoq duke i thënë: “Jo, mos i thuaj që e thashë!”

Lively shfrytëzoi rastin për të tallur burrin e saj – siç bën shpesh çifti – duke thënë se ai duhet të paguajë nëse dëshiron që “gruaja e tij e vërtetë” të luajë në një reklamë me të.

I dashur, nëse kërkon më shumë, mund të më përballosh mua. Më fal, gruaja jote e vërtetë”, shkroi ajo në Story-n e saj në Instagram.

Më pas, në përgjigje të Reynolds që pretendonte se po “revolucionarizon” planet e familjes, Lively bëri shaka, “Dashuria ime, ndjehu i lirë të revolucionarizosh divanin ku do flesh sonte!”

Lively dhe Reynolds janë të martuar që nga viti 2012 dhe kanë tre vajza: James, Inez dhe Betty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al