8 Nëntor, 2023

Billie Eilish bëhet imazhi më i ri i “Gucci”, ja aksesori për të cilin pozon këngëtarja


Billie Eilish është imazhi më i ri i fushatës më të fundit të Gucci-t me çantën Gucci Demetra Horsebit 1955. Ky koleksion ikonë i çantave është një kryevepër e stilit dhe qëndrueshmërisë , duke përdorur 75% të materialeve me bazë bimore.

 

Këngëtarja e hitit “what was I made for” luan në një seri videosh kinematografike që ndërthurin stilin e saj unik me përkushtimin e Gucci . Ky bashkëpunim shënon një moment historik të rëndësishëm për Gucci drejt inovacionit.

Në një seri fotosh të fushatës nën drejtimin e drejtorit kreativ të Gucci, Sabato de Sarno, Billie Eilish pozon teksa mban në dorë koleksionin e çantave Gucci Horsebit. Njëri version i çantës shfaqet në motivin monogram të firmës së Gucci-t, ndërsa versioni tjetër është i veshur me të zeza klasike dhe elegante.

Me një përbërje të përftuar nga 75% lëndë të para me bazë bimore, kjo çantë është rezultat i dy viteve të kërkimit dhe zhvillimit të veçantë nga teknikët dhe mjeshtrit e Gucci dhe është prodhuar ekskluzivisht në Itali që nga viti 2021.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al