9 Shkurt, 2023

Bill Gates në një romancë të re, kush është 60- vjeçarja që i ka rrëmbyer zemrën miliarderit


Bill Gates ka nisur një romancë të re. Bashkëthemeluesi i Microsoft, 67 vjeç, është në lidhje me Paula Hurd , e veja e Mark Hurd , CEO i kompanisë softuerike Oracle dhe shefi i dikurshëm i Heëlett-Packard, i cili vdiq në 2019.

“Është zbuluar se Bill Gates dhe Paula Hurd janë duke u takuar, por ajo nuk i ka takuar ende fëmijët e tij ”, tregoi një burim për PEOPLE.

Gates dhe 60 vjeçarja, u fotografuan së bashku në Australian Open muajin e kaluar, të ulur pranë njëri-tjetrit teksa shikonin ndeshjen.

Lajmi për lidhjen vjen dy vjet pasi Gates dhe ish-gruaja e tij Melinda French Gates njoftuan se po divorcoheshin pas 27 vitesh martesë. Divorci i tyre u finalizua në gusht 2021.

Gates dhe French Gates, kanë tre fëmijë, vajzat Jennifer , 26, dhe Phoebe , 20, dhe djalin Rory , 23- vjeç. Jennifer aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Nayel Nassar.

Ndërsa Hurd ishte e martuar me burrin e saj të ndjerë për gati 30 vjet, deri në vdekjen e tij në tetor 2019. Ata kanë dy fëmijë, vajzat Kathryn dhe Kelly.

Lajmi për lidhjen vjen vetëm disa ditë pasi Gates u pyet gjatë një interviste nëse ai shpresonte të gjente përsëri dashurinë.

“ Sigurisht, unë nuk jam robot ”, tha miliarderi gjatë një interviste për BBC.

Që nga divorci i tyre, Gates dhe ish-i i tij kanë  mbetur të përkushtuar ndaj punës së tyre me Fondacionin Gates , të cilin e themeluan në vitin 2000.

“Mendoj se kemi një marrëdhënie pune produktive, dhe mendoj se kjo do të vazhdojë”, tha ajo gjatë një interviste vitin e kaluar, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si “miqësore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al