10 Nëntor, 2021

Bie numri klientëve/ Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Nëse vaksinoheni, ofrojmë seks falas për 30 minuta, prostitutën e zgjidhni vetë


Një bordello austriake ka gjetur një mënyrë për të nxitur njerëzit të vaksinohen, si edhe për të rritur numrin e klientëve që ka rënë për shkak të pandemisë së COVID-19.

vaksine seks falas bordello3

“Fund Palast” ofron vaksina kundër koronavirusit dhe të gjithë ata klientë që pranojnë do kenë mundësinë që për 30 minuta të qëndrojnë falas në një nga saunat e hotelit, me një nga vajzat që punon në bordello, të cilën e përzgjedhin vetë.

vaksine seks falas bordello4

Afërsisht 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa qytetarët që nuk kanë pranuar deri tani nuk u lejohet të hyjnë në kafene, restorante dhe parukeri.

Rregulli “2G”, i cili kërkon prova të vaksinimit të plotë ose shërimit nga koronavirusi, është gjithashtu në fuqi për hyrjet në hotele, kinema apo evente ku ndodhen më shumë se 25 persona.

Vendosja e këtyre rregullave ka çuar në rënie të numrit të klientëve në shtëpitë publike.

vaksine seks falas bordello2vaksine seks falas bordello

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al