29 Shtator, 2020

Beyoncé bën gjestin fisnik ndaj fanses së saj që po lufton me kancerin, i dhuron një…


Beyoncé ka bërë një gjest shumë fisnik ndaj fanses të saj, Lyric Chanel, e cila po lufton me kancerin.

beyonce (3)

Sipas “Waldronnews”, këngëtarja i dhuroi asaj një buqetë me lule të bardha dhe këtë e bëri të ditur familja e vajzës, nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram.

beyonce (8)

E dashur, mund të shikoj yjet që këtej, mund ta ndjej diellin sa herë ti je afër”, kishte shkruar Beyonce në fillim të kartolinës duke cituar fjalët e këngës së saj “Love On Top”.

U emocionova shumë kur pashë se si teksti i këngës të frymëzoi ty, por jo aq shumë sa më frymëzove ti mua. Mezi po pres që të të takoj një ditë dhe jam shumë e lumtur që je në shtëpi shëndosh e mirë. Zoti të bekoftë, B”, ka shkruar këngëtarja.

beyonce (7)

Beyonce vendosi t’i bënte këtë gjest, pasi Lyric publikoi në rrjete sociale një video të saj të vjetër duke kënduar në shkollë hitin e artistes “Love On Top”.

beyonce (6) beyonce (5) beyonce (4) beyonce (2) beyonce (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al