16 Prill, 2019

Besi sjell versionin e ri të këngës “Sekreti im”, ndjekësit qeshin me lot (VIDEO)


Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka publikuar ditën e sotme një video që i ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”.

Besi ka vendosur që të sjellë një version të ri të këngës “Sekreti im”, kënduar nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, së bashku me kantautorin, Pirro Çako.

Në videon e publikuar në “Instagram”, Kallaku shfaqet i veshur si një grua e moshuar, duke i dhënë makinës. Ndërkohë në sfond është pikërisht kënga “Sekreti im”.

 

View this post on Instagram

 

#sekretiim ????? @xhensilamyrtezaj @pirrocako @eduartgrishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


“Ah të keqen nëna. Na kënaqët shpirtin, na keni kënaq”, shprehet Besi teksa flet si grua dhe këndon këngën.

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku duket se ndjekësit e aktorit nuk kanë mundur dot të mbajnë lotët nga e qeshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al