25 Nëntor, 2022

Beniada nuk fshihet më, poston foto të partnerit të saj


Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Beniada dhe Bleri janë në një marrëdhënie dhe çifti nuk ka çfarë të mohojë.

Ata duket se e kanë konfirmuar në heshtje. Nëse mund ta quajmë të tillë, “shkesi” i Beniadës dhe Blertit ne fakt nuk ka qenë Arbër Hajdari (vëllai i Blertit), por emisioni proçesi sportiv ku Beniades ju besua nje vend që kur ishte pjesmarrëse në Big Brother.

Ky emision u bë edhe shkak që Blerti të shfaqet në shtëpinë e Beniadës, por nga ekrani i televizorit. Modelja ka publikuar një InstaStory ku i ka bërë edhe tag Blertit pa u ndjerë aspak në presion nga zbulimi i lidhjes së tyre.

Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

Beniada Nishani  ndonëse është rritur në Itali, ajo duket se është një nuse tradicionale shqiptare.Në emisionin që ajo vetë drejton, Nishani është vendosur në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e kanë pyetur nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

 Edhe njëherë ish-banorja e “Big Brother Vip” dëshmoi se përveçse e bukur është edhe e zgjuar. “Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësië ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”,-u përgjigj Beniada Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al