11 Tetor, 2018

“Bën një zhurmë të çuditshme…”, burri nxjerr të dashurën në ankand, habitet me çmimin që i ofrojnë


Një pyetje për të gjitha femrat: Çfarë do të bënit nëse partneri juaj do t’iu nxirrte në shitje në eBay, duke iu përshkruar si një makinë të përdorur?

Kështu i ka ndodhur një gruaje në Angli, ku partneri i saj ka treguar se kur kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

Për këtë arsye Dale Leeks kishte vendosur që të hakmerrej, dhe ka zgjedhur pikërisht që të nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay. Burri thoshte se e dashura e tij, Kelly Greaves ishte “në shitje për koleksionistë” në kategorinë “makina të vjetra”.

Sipas përshkrimit të shkruar nga ai, “gruaja bënte një zhurmë të bezdisshme dhe kishte pak rrjedhje nga pas, por asgjë që s’mund të taposej”.

Kur Dale i kishte treguar të dashurës rreth asaj çfarë kishte bërë, Kelly Greaves kishte qeshur, pa e ditur asnjëri që njoftimi tashmë kishte marrë dhëne.

Sipas mediave britanike, ofertat nisnin që nga Europa, Australia e deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë.

Pavarësisht se e gjithë kjo u kthye në një ngjarje virale në internet, çifti e ka marrë gjithçka me sportivitet. I dashuri thotë duke qeshur që ankandi anulohet, gjithsesi, “ngaqë nuk arriti 170 mijë dollarë”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al