8 Nëntor, 2023

Bebe Rexha nominohet për tri çmime në “Billboard Music Awards 2023”


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Aëards 2023.

Artistja e cila po korr suksese të një pas njëshme është nominuar në “Billboard Music Awards 2023” në tre kategori, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Lajmin e ka bërë vetë faqja zyrtare e “Billboard Music Awards” përmes një postimi në Instagram.

Eventi do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky nuk është nominimi i vetëm i këngëtares, pasi këtëvit ajo ka qenë e nominuar edhe në “Grammy” dhe “MTV Video Music Awards”.

Kujtojmë që disa muaj më parë Bebe i dha fund lidhjes disa vjeçare me ish-partnerin e saj, Keyan  Safayai ku shkak u bënë komentet e këtij të fundit për shtimin në peshë të këngëtares.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë.

Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, thuhet në tekstin që supozohet se është shkruar nga partneri i Bebes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al